Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, i cili po qëndron në një vizitë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ftoi mërgimtarët ta ndihmojnë atë në transformimin e shëndetësisë së Kosovës.
Kështu njoftoi Ministria e Shëndetësisë, në një komunikatë për media.
“Kurse në vizitën e tij në shkollën shqipe ‘Alba Life’, ministri Latifi tha se këta janë nxënësit tanë të cilët në të ardhmen duke mësuar gjuhën shqipe do të jenë më të lidhur dhe më bashkëpunues me atdheun. Ai theksoi se ‘gjuha shqipe është ashti i kombit, gjuhë që na bashkon të gjithëve’”, thuhet në kumtesë. /Gazeta Papirus/