Kandidati për deputet nga AAK-ja, Smajl Latifi, deklaroi se Rahoveci dhe Celina, vendet ku u hap fushata, përfaqësojnë zërin e fitores, shkruan Gazeta Papirus.
Ai shtoi se Rahoveci dhe Kosova meritojnë më shumë.
”Me kandidatët tanë, Saranda Salltekun, Afrim Dinën dhe Ardian Ramën, po ndërtojmë një ekip që mishëron vizionin dhe vlerat e qytetarëve tanë. Rahoveci meriton më shumë, Kosova meriton më shumë, dhe këtë do ta arrijmë me besimin tuaj.” ka shkruar ai.