Largimi deri në 1500 qenë endacakë në kryeqytet dhe ngritja e nivelit të sigurisë do zgjas deri në fund të prillit.
Kështu ka deklaruar Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Bekim Brestovci në pyetjen se pse nuk u realizua në mars, ashtu siç kishte premtuar. Ndërkohë, studentët po ankohen se kampusi universitar nuk është i sigurt e sipas Brestovcit, ndonëse po vazhdojnë të punojnë, qentë endacakë po lihen aty nga banorë të fshtatrave periferike.
Mes të tjerash, ai bënë apel që kjo të mos vazhdoj gjersa thekson se ekipi i kapsëve të tyre, pritet të rritet në numër. Deri në marsin e vitit 2025.
Kjo ishte koha që kishte dhënë drejtori i Shërbimeve Publike në kryeqytet, Bekim Brestovci në tetor të vitit të kaluar për largimin e qenëve endacakë e për siguri më të madhe në kryeqytet.
Por në një prej pjesëve më të frekuentuara të kryeqytetit, ky zotim nuk ka marrë formë konkrete.
Në kampus, vazhdojnë të frekuentojnë numër i madh i qenve endacak, e mungon edhe ndriçimi.
”Në Universitetin e Prishtinës ky nuk është problem i ri, është i kahmotshëm. Për studentët që vijojnë studimet këtu ky nuk është vetëm problem, është kërcënim edhe për qytetarët që përdorin kampusin si rrugë alternative. Është problem kyç. Përpos kësaj duhet të pajiset edhe me drita natën. Kjo ndoshta nuk e eviton problemin mirëpo të paktën, e sheh kërcënimin nga larg prej qenve endacakë që mund të sulen. Duhet të ketë qasje më pozitive nga Komuna dhe nëse kjo nuk mund t’ia dalë vet, s’është marre me kërku ndihmë nga instanca ekzekutive”, ka thënë Donart Humolli, student në Universitetin e Prishtinës.
Por problematikën e njëjtë po e ndajnë edhe banorët e Rrugës B.
Kjo llavë e qenëve është hasur aty derisa ekipi i Dukagjinit, pa banorët që nuk lëviznin, nëse nuk kishin diçka për t’u mbrojtur.
Por procesi i premtuar nga komuna, do marrë ende kohë.
”Kemi punu shumë pavarësisht kushteve që në sezonin dimëror janë më të vështira sepse ka ngrica e bora, dita është më e shkurt. Por përkundër kësaj, që nga 11 shtatori kur kemi nisur aksionin, e kemi finalizu qendrën e veterinarisë dhe strehimores përkohësisht. Kemi larguar 900 qenë endacakë. pres që deri në mars ta kemi qenin e 1000të të larguar nga hapësirat publike, të trajtuar e dhënë në adoptim. Ne kemi premtuar, kemi prognozuar që deri kah fundi i marsit do largojmë 1300 qenë endacakë, besoj që deri në fund të marsit është e paarritshme po deri në fund të prillit gjithsesi”, ka thënë Bekim Brestovci, Drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë.
Por pavarësisht veprimeve të ndëmarra, Brestovci thotë se në proces nuk po kontribojnë as qytetarët.
”Kemi pas ankesë nga Biblioteka Kombëtare, nga 24 dhjetori deri më 6 shkurt kishim larguar 25 qenë. Kemi disloku edhe një pjesë ushqyese që ka qenë ashtu. Por fati ynë i keq dhe i qytetarëve, ka njerëz të papërgjegjshëm që po bijnë qenë nga zonat tjera dhe po i lënë në qendër. Problemi është se po na i sjellin qentë sepse qentë që janë paraqitur te Biblioteka kanë qenë të patrajtuar, po merremi me largimin e tyre por do doja mos të kemi dukuri të tilla sepse po minimizon atë ç’ka duam të sjellim në kryeqytet. Apeli im është tek njerëzit që të thërrasin përgjegjësisë dhe të mos bëjnë veprime të tilla”, ka thënë Bekim Brestovci, Drejtor i Shërbimeve Publike në Prishtinë.