Albion Rrahmani do të vijojë karrierën në Rumani te Rapidi i Bukureshtit. Ballkani ka zyrtarizuar largimin e sulmuesit, duke e falënderuar për kontributin e dhënë gjatë dy sezoneve. Ku fitoi dy tituj dhe një Superkupë Kosove.
Përmes një letre të hapur, klubi nga Theranda e falënderon 22-vjeçarin nga Podujeva. Teksa e konsideron një mirupafshim dhe jo lamtumirë këtë ndarje me të.
Shtypi rumun raportoi më herët se kampionët e Kosovës do të përfitojnë plot 600 mijë euro nga shitja e qendërsulmuesit, i cili bën hapin e madh në karrierë. Rrahmani ka qenë një nga lojtarët më të rëndësishëm të Ballkanit në këto dy edicione, duke spikatur në kampionat e veçanërisht në Kupat e Europës.