Fitorja e Qeverisë Kurti — më e thella që prej shpalljes së pavarësisë së Kosovës dhe zotimet për ndryshim rrënjësor, përpos që treguan mbështetje të madhe për Kurtin, krijuan edhe pritje të mëdha te votuesit e tij.
Por, popullariteti i para dy viteve i kabinetit qeveritar dhe kryeministrit duket se ka rënë brenda këtyre dy viteve dhe kjo shihet në statistikat e KPMSHCK-së që i ka siguruar Gazeta Blic
Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës (KPMSHCK) e gjatë vitit 2021 ka pranuar 884 ankesa të cilat janë parashtruar drejtpërdrejtë nga nëpunësit civilë, si dhe kandidatët për pranim në shërbimin civil të Republikës së Kosovës, 328 aktgjykime nga Gjykata Themelore në Prishtinë/Departamenti për Çështje Administrative, sipas të cilave aktgjykime Këshilli është detyruar që t’i shqyrtoj dhe të vendos për 328 ankesa për të cilat nuk kishte vendosur për arsye të mungesës së anëtarëve dhe rrjedhimisht mosfunksionimit të Këshillit, si dhe 23 aktgjykime përmes të cilave Këshilli është obliguar që t’i ri-shqyrtoj 23 vendime lidhur me ankesat e vendosura në vitet paraprake.
‘Loja’ me shkarkime të bordeve që ka bërë që kjo Qeveri të ketë këto statistika me ankesa. Qeveria Kurti deri me tani ka shkarkuar boridn e “Telekomit”, “Drinit të Bardhë”, shkarkoi bordin e KRU “Gjakova”, “KEK-ut”, “AKP”-së e shumë të tjerë.
Madje, ditën e djeshme Qeveria e Kosovës ka marrë vendim për shkarkimin e Bordit të Ndërmarrjes Publike Trainkos ku ky bord ishte emëruar vet nga Qeveria Kurti në gusht të vitit 2022.
Sikur kjo mos të mjaftonte, kryeministri filloi të largojë nga puna edhe drejtor e sekretar të ndërmarrjeve të ndryshme.
Gjatë vitit 2021 Këshilli ka pasur për shqyrtim 1235 ankesa, ndërsa Këshilli ka shqyrtuar dhe ka vendosur për 918 ankesa.
Ky trend i rritjes ka vazhduar edhe në vitin 2022, ku Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka pranuar gjithsej 1,692 ankesa, ku prej tyre 1,381 ankesa, apo 81.6% e ankesave, janë shqyrtuar dhe palët janë njoftuar lidhur me vendimmarrje.
311 ankesa, apo 18.4% e ankesave, janë bartur për shqyrtim në vitin 2023.
Gjatë vitit 2021 Këshilli ka pasur për shqyrtim 1235 ankesa, ndërsa Këshilli ka shqyrtuar dhe ka vendosur për 918 ankesa.
Ky trend i rritjes ka vazhduar edhe në vitin 2022, ku Këshilli i Pavarur Mbikëqyrës për Shërbimin Civil të Kosovës ka pranuar gjithsej 1,692 ankesa, ku prej tyre 1,381 ankesa, apo 81.6% e ankesave, janë shqyrtuar dhe palët janë njoftuar lidhur me vendimmarrje.
311 ankesa, apo 18.4% e ankesave, janë bartur për shqyrtim në vitin 2023.
Si përfundim, nga viti 2020 deri në 2023-ën numri i ankesave për Qeverisjen e Kurtit është rritur dukshëm. Pra, në 2020-ën janë pranuar 444 ankesa, në 2021-ën janë pranuar 1235 dhe në vitin 2022 janë pranuar 1253 ankesa.
Krahas të gjitha këtyre, Kurti e sheh si të suksesshme qeverisjen e tij brenda këtyre dy viteve. Kështu të paktën u shpreh para disa jave në seancën e Kuvendit të Kosovës. Ai i dha disa rezultate, duke thënë se lista e përmirësimeve është shumë e gjatë.
“Puna dhe drejtësia ishin dy shtylla të zotimeve tona të 14 shkurtit e si angazhim i yni i përditshëm. Ekonomia është e të gjithëve dhe nëse ajo shkon mirë duhet t’i gëzohemi të gjithë sepse na prek të gjithëve. Në vitin e parë të qeverisjes patëm rritje 10.7 për qind të bruto produktit vendor që është më e larta në historinë e vendit, ndërsa në vitin 2022 kur i gjithë kontinenti ynë po vuante ekonomikisht si pasojë e agresionit rus në Ukrainë, rritja ishte rreth 4 për qind pasi që të hiqet inflacioni. Për vitin 2022 i kemi pasur rreth 920 milionë eksporte, këtë vit do t’i kalojmë mbi 1 miliard, rritja e eksportëve tregon rritjen e gjallërisë së ekonomisë sonë, rritjen e sektorit prodhues të mallrave e të shërbimeve. Raporti eksport -import në vitin 2019, pra vitin para se të bëhem unë kryeministër për herë të parë, ishte 1 me 9 e sot është më pak se 1 me 6. Nëse vazhdojmë kështu, dhe sigurisht që do të vazhdojmë kështu, me ndihmën e sipërmarrësve të punëtorëve që angazhohen në sektorët prodhues, raporti eksport-import do të përmirësohet e deficiti tregtar të zvogëlohet”.
“Janë dy vite, dhe kemi ende shumë punë dhe shumë politika të reja për t’i zbatuar në ndihmë të eksportit dhe prodhimit vendor, por situata ka ndryshuar për të mirë, është optimiste, edhe deficitin buxhetor për vitin 2022 më në fund kemi arritur ta zvogëlojmë në një rekord historik vetëm 49.1 milionë euro minus, mbi 11 herë më pak se në vitin 2020. E për dy vite janë dyfishuar investimet e huaja direkte. Buxheti i shtetit është rritur me 760 milionë euro për dy vite, ndërsa ekonomia është rritur me 2.1 miliardë euro, pra kemi Republikën e Kosovës me qeverisjen tonë me ekonomi të gjithëmbarshme prej 9 miliardë euro. Në të shkuarën, qeverive u duheshin 3 vite për t’ia shtuar vetëm 1 miliard ekonomisë, e tash për 2 vite i keni më shumë se 2 miliardë. Qeveria po peshon më lehtë se më parë”, tha kryeministri.