Kriza financiare te Barcelona është ende e dukshme dhe klubi kërkon nga lojtarët të bëjnë sakrifica të tjera.
Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta dëshiron që të gjithë lojtarët të ulin pagat e tyre me 50% për të ndihmuar në situatën financiare, raporton AS.
Të vetmit lojtarë që nuk janë përfshirë janë transferimet e dimrit dhe ata që kanë zgjatur marrëveshjet e tyre kohët e fundit.
Përkundër krizës financiare të madhe, Barcelona do të synojë trofetë madhorë në edicionin e ri. /Gazeta Express/