Një shpërthim i radhës sapo është dëgjuar pak më parë në veri të vendit.
“Mitropol” ka kontaktuar me Policinë e Kosovës për detajet e shpërthimit dhe lokacionin e saktë të tij dhe ndodhet në pritje të një përgjigjeje.
Ende nuk ka informata nëse shpërthimi i dëgjuar ishte nga ndonjë shok-bombë apo mjet piroteknik.
Disa nga banorët e veriut thanë për “Mitropol” se shpërthimi u dëgjua gjithandej veriut.
Këto veprime vijnë pas vendosjes së forcave të rendit në veri, pasi tri ditë më parë dyshohet se kriminelët serbë shkaktuan rreth gjashtë shpërthime nëpër veri.