Zyra e Rregullatorit të Energjisë (ZRrE) ka miratuar tarifat e reja të energjisë elektrike, që tani e tutje do të jenë në rritje prej 15 për qind. Kështu është vendosur në mbledhjen e sotme të Bordit të ZRrE-së.
Arsyetmi i rritjes së tarifa u bë mbi bazën për furnizim të rregulltë me energji elektrike.
Propozimi i departamentit të tarifave në bazë të shtrenjtimit për 15 për qind është ky.
Për konsumatorët deri 300 kWh rritja mujore në supozimin se konsumi do të jetë 60 me 40, do të ketë rritje prej 2 e 88 centë. Për konsumatorët deri 450 kWh prej 4 e 18 centë. Për konsumatorët deri në 600 kWh rritja do të jetë 5 euro, deri në 800 kWh, që janë 80 për qind e konsumatorëve që i takojnë këtij brezi, rritja do të jetë 7 e 23 centë. Për ata që harxhojnë 1000 kWh, rritja do të jetë 10.51 euro. Për ata që harxhojnë 1200 kWh, rritja do të jetë 13.80 euro.
Në fund ky propozim u miratua me tri vota, asnjë kundër dhe asnjë abstenim
Kryetari i bordit, Ymer Fejzullahu, ka thënë se kjo po bëhet në mënyrë që të ketë furnizim të qëndrueshëm me energji elektrike, pasi nëse nuk bëhet furnizimi, kostot do të jenë edhe më të larta.
Ndryshe në mbledhjen e kaluar, nga 394 milionë sa ishte paraparë për të hyrat e lejuara për KESCO për vitin e ardhshëm në raportin kosultativ, ZRRE kishte miratuar edhe për 4 milionë euro, pra 398 milionë euro për të hyrat e lejuara.
Ndërkohë, kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se nuk do të ndërhyjnë në punën e ZRRE-së.
“Ministrat e linjës kanë komunikuar dhe janë dakorduar dhe i kanë dhënë rekomandimet e tyre ZRrE-së në bashkëpunim me KEK-un sa i përket sektorit të energjisë e në veçanti sa i përket çmimeve të energjisë elektrike,”
“Çka zotohem është se në njërën anë nuk ju ndërhyjmë punës së institucioneve të pavarura për në anën tjerr do të bëjmë që t’ju lehtësojmë barrën qytetarëve me çmimet dhe sigurimin e energjisë sa më stabil.” – ka thënë Kurti.
Tarifat e reja pritet të hyjnë në fuqi nga 1 prilli dhe do të jenë të vlefshme deri më vitin 2024.