Shkarkohet Lulzim Basha nga kryetar i Partisë Demokratike të Shqipërisë.
Shumica e jashtëzakonshme e delegatëve ka vendosur për shkarkimin e Bashës.
Në nisje të punimeve të Kuvendit Kombëtar kanë qenë të pranishëm 4934 delegatë.
Pjesëmarrës në votim kanë qenë 4491 delegatë.
Nga 4491 delegatë të pranishëm, pro shkarkimit të kryetarit të PD 4446 delegatë, kundër 36 delegatë dhe 9 delegatë e kanë nxjerrë fletën të pavlefshme.