Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i ka shkruar letër kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Letrën e ka publikuar Gazeta Express.
Aty, Kurti e fton Abdixhikun për takim, për të diskutuar për proceset e formimit të institucioneve, Kuvendit dhe Qeverisë.
“Me qëllim të konstitutimit të plotë të Kuvendit të Kosovës dhe procesit të zgjedhjes së qeverisë, për t’u konsultuar paraprakisht, ju ftoj në takim të mërkurën, me datë 9 prill, në orën 15:00, apo të enjtejn, ,e datë 10 prill, në orën 09:00 ose 14:00”, thuhet në letër.
Nuk dihet nëse kjo është ftesë për koalicion, megjithatë, Kurti dje la të kuptohet se nuk i ka siguruar numrat.
Për këtë, ai fajësoi Serbinë dhe Radoiçiqin duke thënë se i kanë shantazhuar deputetët e komuniteteve pakicë.
