Një shpërthim i sërishëm sapo është regjistruar në veri të vendit.
“Mitropol” ndodhet në Lagjen e Boshnjakëve dhe sipas dyshimeve të para, detonimi ka ndodhur pranë Shkollës Teknike.
Në Lagjen e Boshnjakëve dhe në dhjetëra pika tjera në veri po vazhdojnë të qëndrojnë forcat e rendit nga Policia e Kosovës.
Nuk dihet ende lënda e materialit që shpërtheu, por dyshohet se mjeti i shpërthyer ishte shok-bombë.
“Mitropol” ka kontaktuar edhe me Policinë e Kosovës dhe ndodhet në pritje të konfirmimit, edhe pse po e përcjellë situatën në terren.