Vizita e një delegacioni të lartë diplomatik nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, e paraparë për t’u zhvilluar në Kosovë në ditët e fundit të këtij muaj, është anuluar.
Kështu kanë bërë të ditur burime diplomatike në Prishtinë.
Ky delegacion i lartë, ishte paraparë që të qëndronte në Kosovë gjatë datave 30 dhe 31 korrik.
Arsyeja e vizitës së këtij delegacioni në Kosovës, kishte për qëllim zhvillimet dhe situatën e krijuar kohët e fundit në veri të vendit, e ku kishte edhe esklaim të situatës dhe mbeten mbi 50 ushtarë të KFOR’it të lënduar, e njërit edhe i është amputuar.
Siç mëson Gazeta Metro, delegacioni përbehej nga zyrtarë të lartë nga Shtëpia e Bardhë.
Arsyeja e anulimit të kësaj vizitë shumë të rëndësishme mund të jenë edhe masat e vendosura ndaj Kosovës dhe kokëfortësisë se treguar nga kryeministri Kurti.
Duhet shtuar se qeverisë së Kosovës të udhëhequr nga kryeministri Albin Kurti është duke iu kërkuar që t’i pranojë dhe zbatojë kërkesat e ndërkombëtarëve. Madje, për shkak të injorimit që qeveria është duke iu bërë atyre, Bashkimi Europian ka vendosur edhe masa ndaj Kosovës, të cilat vazhdojnë të qëndrojnë në fuqi.
Për këto kërkesa, apo më mirë të themi zbatimin e tyre, e kanë kërkuar edhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por që, përsëri thirrjet e tyre kanë hasur në vesh të shurdhër të qeverisë dhe Kurtit
Nga mos dëgjimi i kryeministrit Kurti ndaj perëndimit, FSK’së i ishte anuluar ushtrimi i përbashkët me ushtarët amerikan.
Kosova u përjashtua nga ushtrimi i madh ushtarak, “Defender Europe ’23”, i udhëhequr nga Ushtria Amerikane, e të cilin krerët e shtetit e kishin konsideruar ngjarje historike. Ambasadori i SHBA’së në Prishtinë, Jeffrey Hovenier, kishte thënë se kjo është pasoja e parë, pasi, siç tha ai, kryeministri Albin Kurti injoroi kërkesat e Washingtonit për shtensionimin e situatës në veri të vendit