Kanosja me shpërthim në Rektoratin e Prishtinës ka rezultuar të jetë alarm i rrejshëm, raporton Gazeta Express.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësja e policisë për Rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Pas ndërmarrjes së të gjitha veprimeve të nevojshme operative si dhe kontrollit të detajuar të hapsirës së caktuar nga ana e njësive të specializuara për menaxhimin me mejtet shpërthyese, informata – alarmi ka rezultuar të jetë i rrejshëm”, tha ajo për Express.
Oborri i Rektoratit qëndroi i bllokuar për disa orë, pasi ky institucion pranoi kanosje me shpërthim përmes postës elektronike.