Një person është vrarë në fshatin Balldren të Lezhës.
Siç raporton Abcnews.al viktima është 42-vjeçari, Nikolin Marku (Lekstakaj).
Dyshohet se vrasja ndodhi për motive të hakmarrjes.
Thuhet se viktima u qëllua nga një veturë në lëvizje sapo doli nga marketi.
Fisi Lekstakaj prej gati tre dekadash është në hasmëri me fisin Nikulaj.
Tre muaj më parë u vra në lokalin e tij, Ardian Nikulaj.