Policia e Kosovës në raportin e saj të fundit ka njoftuar për një rast ku një grua është therur me thikë pasi kishte provuar të hynte në mes të dy burrave.
Sipas Policisë kjo ka ndodhur pasi gruaja në fjalë ka provuar të i ndajë këta dy burra që të mos shkonte situata më tepër, raporton Gazeta Papirus.
“Ankuesja kosovare ka raportuar në polici se derisa ka ndërhyre për t’i ndarë gjatë një rrahje burrin e saj dhe dy të dyshuar meshkuj kosovar njëri nga të dyshuarit e ka goditur me thikë në dorë duke i shkaktuar lëndime trupore”, thuhet në raportin e Policisë.
Sipas njoftimit viktima është dërguar për trajtim mjekësor.
“Njëri nga të dyshuarit është arrestuar dhe me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, ndërsa i dyshuari tjetër gjendet në arrati”, thuhet në raport/Gazeta Papirus/