Një numër i madh protestuesish kanë dalë sot në rrugët e Graçanicës për të protestuar kundër arrestimit të Dragisha Milenkoviq, i cili përfundoi në pranga nën dyshimin për krime lufte.
Siç raporton Kosovo Online, banorët në Graçanicë kanë bllokuar rrugën, duke hasur kështu në rezistencën e policisë.
Gjatë protestës, një veturë raportohet të ketë kaluar kah masa e njerëzve, duke e goditur një person i cili ka mbetur i lënduar.
Më poshtë keni videon.