Dardan Krivaqa është alivanosur përgjatë kohës sa seanca ka kaluar në private, kur është paraparë që të shfaqen pamjet nga banesa e tij, ku akuzohet ta ketë vrarë Marigona Osmanin.
Gazeta Insajderi ka mësuar se në momentin kur Krivaqa është përballur me pamjet e aktit barbar të tij, ai është alivanosur.
Për këtë, brenda objektit të Gjykatës Themelore në Ferizaj janë futur një ekip mjekësor për t’i dhënë ndihmë.