Policia e Kosovës njoftoi se është “duke asistuar kryetarët e komunave veriore Zveçan, Leposaviq dhe Zubin Potok për të ushtruar të drejtën e tyre në punë, në objektet zyrtare të komunave përkatëse”.
Udhëheqësit e këtyre komunave me shumicë serbe – që të gjithë shqiptarë – u betuan një ditë më herët në ndërtesa publike, si shkollat, për shkaqe të sigurisë.
Pas kësaj, njoftojnë mediat serbe, ka pasur përleshje në mes të tubuarve dhe policisë në Zveçan.
Sipas këtyre raportimeve, janë hedhur bomba shokuese
Korrespondenti i RTS raporton se në Zveçan ka pasur një konflikt mes të mbledhurve dhe policisë. Janë dëgjuar edhe të shtëna armësh.
Po ashtu thuhet se është djegur edhe një veturë e policisë.
Këto raportimeve ende nuk janë konfirmuar nga Policia e Kosovës.