Policia e Kosovës, ka njoftuar se janë arrestuar tre persona, serbë, pasi që të njëjtit dyshohen se në bashkëveprim me disa persona të tjerë, kanë ndaluar në rrugë automjete, njofton Gazeta Papirus.
Tre të dyshuarit, ashtu siç njofton PK’ja në raportin e saj, janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit janë liruar në procedurë të rregullt.
“PRISHJE E RENDIT DHE QETËSISË PUBLIKE – Zveçan 31.05.2023 – 00:30. Janë arrestuar tre të dyshuar meshkuj serbë, pasi që të njëjtit në bashkëveprim me disa persona tjerë, në rrugë kanë ndaluar disa automjete. Tre të dyshuarit janë intervistuar dhe me vendim të prokurorit, janë liruar në procedurë të rregullt”, ka njoftuar PK’ja.