Që nga e enjtja kur Rusia nisi sulmet mbi Ukrainën, lajmet për këtë zhvillim nuk u ndalën.
Një gjë e tillë e të raportuarit nga psikologia Sihana Bejtullahu po vlerësohet se mund të ketë ndikim jo të mirë psikologjik tek lexuesit kosovar dhe të ngjallë pasiguri.
Sipas Bejtullahut, më e mira në këso situate do të ishte që kosovarët të zgjedhin një balancë mes informimit dhe ruajtjes së shëndetit mendor, dhe të mos besojnë të gjitha mediat që lexojnë.
Pos që e rëndojnë psiqikisht lexuesin, ato mund të krijojnë trauma sipas sociologes Dhurata Prokshi. Ajo apelon për kujdes të shtuar edhe nga mediat online.