GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Visar Ymeri: Qeveria Kurti s’dallon nga të tjerat, Albini po e mbron Goran Rakiqin

09/05/2022
në Ballina, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Visar Ymeri: Qeveria Kurti s’dallon nga të tjerat, Albini po e mbron Goran Rakiqin
Share on FacebookShare on Twitter

Ish-kryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, Visar Ymeri ka thënë se për 14 muaj në pushtet kryeministri Albin Kurti ka qeverisur ad-hoc.

Sipas tij, kemi shumë vendime të momentit, reagime ndaj krizave të shumta me të cilat është ballafaquar kjo Qeveri dhe nuk ka ende një vizion afatgjatë të zhvillimit të vendit.

Tutje shton se ka ngecje në shumë sektorë dhe se nuk ka asnjë plan se cila do të ishte ide e duhur për ta reformuar sistemin arsimor, apo përmirësuar sistemin e shëndetësisë.

Ymeri pohoi se Qeveria Kurti II nuk është se dallon nga Qeveritë e tjera, duke shtuar se i vetmi dallim që është se deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë skandal të madh.

“Kemi ngecje në shumë sektorë, prej investimeve kapitale, infrastrukturore e mos të flasim për shëndetësinë dhe arsimin të cilat praktikisht jo që nuk është bërë gjë po nuk ka as mendim se çfarë do të duhet të bëhet. Nuk ka as një ide e cila mund të thoshim që është ide e duhur për ta reformuar sistemin arsimor, apo përmirësuar sistemin e shëndetësisë”.

“Në përmbledhje kjo Qeveri deri tash nuk është se ka treguar ndonjë ndryshim kush e di se çfarë e aq më pak vullnet për transformimin e shoqërisë, premtim ky me të cilin kanë ardhur në pushtet LVV-ja. Qeveria Kurti II nuk është se dallon nga Qeveritë e tjera, i vetmi dallim që mund të thuhet është se deri më tani nuk është se ka pasur ndonjë skandal të madh, afera korrupsioni me përjashtim të akuzave të fundit që janë bërë për ambasadorin e Kosovës në Kroaci, z.Berishaj”, ka deklaruar Ymeri për Ekonomia Online.

Ymeri ka folur edhe për reagimin e kryeministrit të vendit Albin Kurti ndaj Udhëheqësi i Ministrisë për Kthim dhe Komunitete, Goran Rakiq ku tha se Kurti po e mbron këtë të fundit, duke e krahasuar rastin e tij me atë të Agim Veliut të cilin e kishte shkarkuar Kurti në kohën e Qeverisë Kurti I.

“Reagimi i kryeministrit Kurti karshi Rakiq ka qenë jo i duhur. Një gjë është që t’a mbash z.Rakiq në Qeverisje nëse kjo bëhet edhe për çështje sigurie, një gjë tjetër është pastaj që t’a arsyetosh atë në publik. Problemi nuk është se pse nuk po e shkarkon, por problemi është që po e arsyeton. Kjo nuk bënë të arsyetohet sepse kjo pastaj shndërrohet në prosedant edhe për ministrat e ardhshëm. Ministrat pastaj mund të bëjnë çfarë të duan dhe të mbeten në pushtet”.

Aq më tepër kur e kemi parasysh se jemi duke folur për një kryeministër i cili në Qeverinë e parë e ka shkarkuar z.Agim Veliu vetëm pse e ka dhënë një ide të vetën në publik para se t’a jap në mbledhjen e Qeverisë. Nëse i krahasojmë shkeljet që i ka barë Z. Rakiq me ato të Agim Veliut këto janë si nata me ditë z.Veliu u shkarkua e z.Rakiq nuk u shkarkua”.

“Pse z.Kurti ka pasur një sjellje të tillë karshi z.Veliu i cili pastaj u bë mollë sherri i rrëzimit të rrëzimit të Qeverisë në mes të pandemisë. Pse ka një sjellje të tillë ndaj z.Rakiq? Çfarë ka ndryshuar në këtë mes? A ka ndryshuar Kurti, a rrethanat, apo edhe Kurti edhe rrethanat? Ku është problemi?”, ka deklaruar ai.

Tags: Visar Ymeri
ShareTweetShare
Previous Post

“Shqetësuese largimi i punëtorëve nga Kosova”

Next Post

Kryeministri Kurti, uron Ditën e Evropës

Next Post
Kryeministri Kurti, uron Ditën e Evropës

Kryeministri Kurti, uron Ditën e Evropës

Lajmet e fundit

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

Vdes stomatologu i njohur nga Vushtrria, Dr. Bashkim Vatovci

20/05/2025
Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

Presidenti i Venezuelës thotë se mafia shqiptare në Ekuador po punon për sabotimin e zgjedhjeve

20/05/2025
Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

Zvicër: Dënimet me burgim të shkurtër pa pezullim ranë ndjeshëm në vitin 2024

20/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

Dy motrat nga Gjilani diplomojnë në universitetin prestigjioz “Yale”

20/05/2025
Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

Nasim Haradinaj i drejtohet Spahiut: Kujna ke shku me i ndihmu? – A po tutesh? – A po don me e rujt Gjuriqin?

20/05/2025
72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

72 deputetë të rinj në Kuvendin e Shqipërisë

20/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.