GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Lajm i mirë për shqiptarët/ Gjermanisë i duhen 400 mijë punëtorë në vit, ja çfarë pritet

05/02/2023
në Ballina, Botë, Ekonomi, Kosovë, Lajme, Shqipëri
Koha e leximit:2 mins read
Share on FacebookShare on Twitter

Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles shpreh dyshime për suksesin e ligjeve gjermane të imigrimit. Kohët e gjata të pritjes për vizë në konsullata krijojnë disavantazhe kundrejt vendeve të tjera.

Për shkak të procedurave të gjata të dhënies së vizave në përfaqësitë gjermane jashtë, drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës, Andrea Nahles dyshon në suksesin e ligjeve për imigrimin.

Nahles tha për gazetën gjermane “Frankfurter Allgemeine Sonntagszeitung”, se “nuk është e bindur, që me këto propozime mund të arrihet numri i duhur i fuqisë punëtore”. Socialdemokratja theksoi, se ka ende shumë pika të vështira për t’u kaluar. Problem përbën edhe mungesa e personelit në zyrat e të huajve në komunat gjermane.

Për shkak të ndryshimit demografik, Gjermanisë i mungojnë qindra mijëra punëtorë, sipas mendimit të ekspertëve. Që tani ka ngushtica të mëdha në sektorin e edukatoreve dhe punonjësve socialë, por edhe në kujdesin shëndetësor. Sipas të dhënave të Institutit për Studimet e Tregut të Punës dhe Profesionit, nevojiten rreth 400.000 forca pune në vit për të përmbushur boshllëqet në tregun gjerman të punës.

Nahles ka kritikuar konsullatat gjermane për pritjet disa mujore të emigrantëve potencialë për punë. “Ky është një diavantazh i ndjeshëm konkurrence kundrejt vendeve të tjera, në një kohë që ne me gjuhën tonë të komplikuar, jemi gjithsesi në disavantazh me vendet e botës anglishtfolëse.” Drejtuesja e Agjencisë Federale të Punës propozon që për të përshpejtuar procedurat tek përfaqësitë jashtë të sqarohen vetëm çështjet që lidhen me sigurinë. Sipas Nahles “forcat e punës mund të vijnë në Gjermani dhe çështjet e tjera ligjore të sqarohen këtu.”

Duke iu referuar zyrave për të huajt, Nahles mori si shembull disa lande si Bavaria apo landi Saar që kanë krijuar pika qendrore të landit për punëtorët e huaj. “Këto rrugë mund t’i përshkojnë edhe lande të tjera.”. Përveç kësaj Gjermania duhet të bëjë publicitet në mënyrë aktive jashtë vendit. Kjo nuk është detyrë e Agjencisë Federale të Punës, tha Nahles, për këtë as nuk kemi personel. Kabineti qeveritar gjerman miratoi në fund të nëntorit projektdraftin për ligjin e imigrimit të fuqisë punëtore. Ai parashikon ndër të tjera “kartën e shanseve”, me të cilat mund të udhëtojë në Gjermani fuqi punëtore putenciale, pa paraqitur një kontratë pune nga jashtë. Përtej kësaj do të ulen kriteret për lartësinë e rrogës dhe do të lehtësohet njohja e kualifikimeve të huaja./ DW

Tags: GjermaniKerkimilajmipuntoretshqiptare
ShareTweetShare
Previous Post

Këta janë të dyshuarit që mbajtën të mbyllura dy vajza dhe i keqtrajtuan fizikisht, urdhërohet ndalimi i tyre

Next Post

A po mundohet Vedat Bajrami në këtë mënyrë ta kaloj Luiz Ejllin? – VIDEO

Next Post

A po mundohet Vedat Bajrami në këtë mënyrë ta kaloj Luiz Ejllin? – VIDEO

Lajmet e fundit

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

Merz reagon pas telefonatës Uashington-Moskë, tregon çfarë ka folur me Trump ai dhe një grup liderësh

19/05/2025
Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

Thirrja telefonike midis Putinit dhe Trumpit përfundon pas më shumë se dy orësh

19/05/2025
Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

Anëtarët e rinj të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve betohen para Presidentes Osmani

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

Arrestohen dy zyrtarë për ‘marrja e ryshfetit’, kërkuan para për kalimin e testit të vozitjes

19/05/2025
PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

PERBALLJA e parë mes Kryeshefit të “Pastrimi” dhe Drejtorit Brestovci: Kompania s’ka pare – Komuna nuk ka pagu – nuk është e vërtetë

19/05/2025
Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

Erion Veliaj rekurs në Gjykatën e Lartë, kërkon lirimin nga burgu

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.