Ka shkuar në dy numri i të vdekurve pas një aksidenti trafiku që ndodhi dje në mesditë në fshatin Hodonovc të Kamenicës.
Indeksonline mëson se sot ka ndërruar jetë vogëlushja, O.E.
Kujtojmë se dje në vend ka vdekur shoferi i automjetit, A.E.
Aksidenti me fatalitet është konfirmuar nga Policia Rajonale e Gjilanit.
Zëdhënësi Valon Osmani ka thënë se Drejtoria Rajonale e Policisë Gjilan, Stacioni Policor Kamenicë me datën 24.02.2023, rreth orës 10:43 ka pranuar informacion se në fshatin Hodonovc, Komuna e Kamenicës ka ndodhur një aksident trafiku në mes të dy automjeteve me tabela vendore.