Kandidati per Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK) Driton Lajçi, i cili ishte ndër liderët kryesor të organizimit të protestave masive të studentëve me 1 Tetor 97-të, në një bashkëbisedim që kishte me mërgatën shqiptare, ka shpalosur planin programin e PDK-së për mërgatën dhe i ka falënderuat për kontributin e tyre ndër dekada për çlirimin dhe shtet ndërtimin e Kosovës.
“Në vendet ku jetoni ju e keni standardin jetësor në nivel të BE-se. Ne do të mundohemi që edhe Kosovën ta bëjmë vend të njëjte sa i përket mirëqenies sociale dhe jetesë sikurse në vendet ku jetoni, në mënyrë që ju të investoni dhe të bëni më të mirën për vendin tuaj dhe veten”, ka thënë Lajçi.
Këtë bashkëbisedim Lajçi e bëri në rrjetin social “Tik-Tok”.
Ai ka thënë se do ta fuqizojnë rolin e diasporës kudo që është, do të krijojnë kushte më të mira për kthimin e turit në Kosovës, si dhe planin që mërgata të jetë pjesë e institucioneve të Republikës së Kosovës.
Ai i ka falënderuar mërgatën për kontributin e tyre, duke filluar nga financimi i UÇK-së, institucioneve arsimore, si dhe shtet ndërtimin e Kosovës.
Lajçi po ashtu, i falëndëroi për mbështetjën që i kanë dhënë lëvizjës studentore 97.
“Ju faleminderit që keni kontribuar në çdo kohë, sa herë u ka thirre atdheu. Sot, ju keni ndërtuar raporte të shkëlqyeshme me vendët ku jetoni dhe mund të kontribuoni në Kosovën në të cilën keni dhënë kontribut me dekada, duke sjellur kështu njohuritë që keni fituar në vendet ku jetoni, porse edhe kapitalin për të investuar për të mirën e vendit”, ka thënë Lajçi.