Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, do ta zhvillojë një takim në Davos të Zvicrës.
Ky takim zhvillohet në kuadër të punimeve të Forumit Ekonomik Botëror, raportojnë mediat serbe.
Në këtë forum po merr pjesë edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti, ku pati takime me liderë të ndryshëm botërorë.
I dërguari i BE-së për dialogun Miroslav Lajçak, dy ditë pas takimit me Aleksandar Vuçiqin në Zvicër, pritet të zbarkojë në Kosovë.
Në vendin tonë ai do të vijë bashkë me emisarin amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar.
Sipas REL-it, Escobari dhe Lajçaku do të zbarkojnë në Kosovë më 20 janar.
Pikë kyçe e këtij udhëtimi është bashkërendimi i mëtutjeshëm i palëve për ta vazhduar dialogun në Bruksel.