Emisari special i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, në kuadër të Forumit të Bratisllavës të premten.
Kështu ka bërë të ditur vetë Lajçak me anë të një postimi në ‘Twitter’, duke thënë se temë diskutimi ishte dialogu mes palës kosovare dhe asaj serbe.
“Pata kënaqësinë të mirëpres kryeministrin Albin Kurti në Bratislavë ku mori pjesë në #GLOBSEC2022. Ishte një mundësi e mirë për të vazhduar bisedën tonë të rregullt mbi Dialogun dhe përparimin”, ka shkruar Lajçak.
Karakteristikë e postimit të emisarit të BE-së ishte fotografia, i cili shihet duke bërë me gisht në drejtim të një ure në Bratisllavë të Sllovakisë.
Glad to welcome Prime Minister @albinkurti to Bratislava where he participated in #GLOBSEC2022. It was a good opportunity to continue our regular exchange on the Dialogue and the way forward. pic.twitter.com/R82bDmIvyx
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) June 3, 2022