GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Lajçak: Vizitat në rajon ndihmuan në qartësimin e hapave të ardhshëm

06/07/2023
në Lajme
Koha e leximit:3 mins read
Lajçak: BE dhe Ballkani Perëndimor duhet ta marrin me seriozitet procesin e zgjerimit
Share on FacebookShare on Twitter

I dërguari evropian për bisedimet Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, tha se vizita në Prishtinë e Beograd i kanë ndihmuar në qartësimin e hapave të ardhshëm për shtensionimin e situatës.

Ai i bëri këto komente në rrjetet sociale pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç në Beograd, në përpjekje për të gjetur rrugëdalje nga kriza në veri të Kosovës.

Lajçak tha se pati një bisedë të hapur e të sinqertë me presidentin serb “mbi rrugën përpara, duke përfshirë nevojën për zgjedhje të reja lokale me pjesëmarrje të serbëve të Kosovës si dhe rikthimin në dialog”.

Presidenti serb, Aleksadar Vuçiç tha pas takimit me Lajçak se është diskutuar për situatën në Kosovë, mënyrat për të qetësuar tensionet në terren dhe zbatimin e marrëveshjeve të arritura deri më tani, raporton VOA.

Ai tha se “edhe një herë paralajmërova se populli serb në Kosovë është i ekspozuar ndaj torturave dhe përndjekjeve më të rënda në 15 vitet e fundit dhe ripërsërita kërkesat për respektimin e të drejtave dhe sigurisë së tyre”, shkroi presidenti serb në rrjetet sociale.

Bashkimi Evropian po kërkon nga Kosova e Serbia që të përmbushin tre kërkesa që përfshijnë pezullimin e operacioneve policore, zhvendosjen e kryetarëve të komunave në zyra alternative dhe shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme me pjesëmarrje të pakusht të serbëve të Kosovës.

Lajçak shkoi në Beograd, pas një vizite në Kosovë ku theksoi pas takimeve me udhëheqësit në vend se ka një mirëkuptim për nevojën për të ecur përpara me këtë plan tre pikësh.

“Ende duhet të vazhdojmë diskutimet tona për hapat konkretë që do të na çojnë atje”, tha Lajçak.

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti tha të mërkurën se me të dërguarin evropian kanë diskutuar për shtensionimin e situatës dhe normalizimin e marrëdhënieve me Serbinë, ndërsa e vlerësoi takimin si pozitiv.

“Këto tre pika unë praktikisht u kam thënë që në masë të konsiderueshme qeveria ka shprehur gatishmërinë sepse për zgjedhjet e parakohshme jemi dakord dhe zgjedhjet e parakohshme e rregullojnë edhe çështjen e kryetarit në komunën e Leposaviçit, sepse me zgjedhje ka ardhur kryetar dhe zgjedhje largohet. Unë nuk mendoj që duhet të ketë mënyra tjera të drejta e ligjore për të larguar kryetar të zgjedhur”, tha ai.

Kryeministri Kurti tha se para mbajtjes së zgjedhjeve për kryetarë të katër komunave në veri duhet të sigurohet përgatitja e duhur në mënyrë që procesi mos të dështojë.

“Shumë kollaj është të themi zgjedhje të parakohshme dhe unë jam për to, nuk jam që të vazhdohet me legjitimitet të zgjedhjeve ku pjesëmarrja ka qenë 3.5 për qind mirëpo në anën tjetër nëse nuk ke asnjë gramë garanci që në zgjedhjet e ardhshme të parakohshme nuk përsëritet 23 prilli duhet të mendojmë e rimendojmë për përgatitjen më mirë”, tha ai.

Vizita e Lajçak në Kosovë e Serbi ndodh në kuadër të përpjekjeve të diplomacisë perëndimore për gjetjen e një zgjidhjeje pas tensionimit të situatës në veri të Kosovës që nisi në fund të muajit maj, ndërsa autoritetet filluan zbatimin e rezultateve të zgjedhjeve të 23 prillit të bojkotuara nga partitë politike serbe.

Diplomatët perëndimorë kanë shprehur shqetësimin për mundësinë e përshkallëzimit të situatës së sigurisë në një kohë kur as Kosova dhe as Serbia nuk kanë ndërmarrë hapa për uljen e tensioneve me gjithë thirrjet e tyre.

Tags: BeogradMiroslav LajçakPrishtinevizitat
ShareTweetShare
Previous Post

Me Kurtin ende, por me Vuçiqin Rama e konfirmon takimin

Next Post

Vushtrri: Dhëndri e pëson keq nga vjehrri, pas ankesës për gruan

Next Post
Vushtrri: Dhëndri e pëson keq nga vjehrri, pas ankesës për gruan

Vushtrri: Dhëndri e pëson keq nga vjehrri, pas ankesës për gruan

Lajmet e fundit

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Dyshohet se një veturë ka goditur punëtorin e “Pastrimit” në Prishtinë (Video)

19/05/2025
Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

19/05/2025
Foshnja e porsalindur gjendet në mbeturina – zbardhë detajet nga rasti i trishtë

Foshnja e porsalindur gjendet në mbeturina – zbardhë detajet nga rasti i trishtë

19/05/2025
Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

Joe Biden reagon për herë të parë pas diagnostikimit me kancer

19/05/2025
Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

Lirohet Tefik Mustafa, mbahej në burgjet serbe që nga qershori i vitit të kaluar

19/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

Dëmi mbi 412 mijë euro/ 7 zyrtarë dhe një biznesmen nën aktakuzë për keqpërdorim të pozitës dhe mashtrim në prokurim publik

19/05/2025
Aksident trafiku në Banjë të Malishevës – E përfshirë vetura e FC Suharekës, lëndohet një vajzë

Dyshohet se një veturë ka goditur punëtorin e “Pastrimit” në Prishtinë (Video)

19/05/2025
Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

Foshnja e gjetur në një qese mbeturinash në Matiqan është dërguar në IML, thonë nga Policia

19/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.