Emisari evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka njoftuar se është takuar me kryeministrin kosovar Albin Kurti gjatë vizitës së tij në Greqi për të diskutuar detajisht në lidhje me takimin e 2 majit.
“U takova me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti për t’u përgatitur në detaje për takimin e ardhshëm të nivelit të lartë më 2 maj, i cili do të jetë një takim veçanërisht i rëndësishëm”, ka shkruar Lajçak në Facebook.