GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Ballina

Lajçak tregon nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në agjendën e takimit të 27 shkurtit

24/02/2023
në Ballina, Botë, Ekskluzive, Kosovë, Lajme
Koha e leximit:2 mins read
Lajçak tregon nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në agjendën e takimit të 27 shkurtit
Share on FacebookShare on Twitter

“Pritjet tona janë goxha të larta”, thotë Miroslav Lajçak për takimin e së hënës mes Kryeministrit Albin Kurti dhe Presidentit serb, Aleksandër Vuçiq, të cilin emisari special i Bashkimit Evropian do ta ndërmjetësojë.

Lajçak thotë se ky është takimi i parë ku do të diskutohet propozimi evropian.

“Përderisa ky është takimi i gjashtë me radhë mes Kryeministrit Kurti dhe Presidentit Vuçiq, ai do të jetë i pari që i kushtohet propozimit evropian për normalizimin e raporteve mes Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë tutje Lajçak.

“Ne presim që, pikë së pari, të dy liderët zyrtarisht dhe publikisht ta pranojnë propozimin dhe më pas mund të angazhohemi në në zbatimin e tij, për t’u siguruar se gjithçka e pritshme është po ashtu edhe e zbatueshme. Kjo është çka presim nga takimi i së hënës”

Lajçaku thotë se Kurti dhe Vuçiqi janë detajisht të njoftuar me atë që e përmban propozimi evropian dhe se në Konferencën e Mynihut, që u mbajt javën e kaluar, u është thënë qartazi se çka Perëndimi pret prej tyre.

“Kam pasur disa takime me të dy liderët, ndarazi. Ata janë të njohur me propozimin, sigurisht, për secilin detaj. Javën e kaluar, gjatë Konferencës së Sigurisë në Mynih, janë takuar me Përfaqësuesin e Lartë, Josep Borrell, kancelarin gjerman Scholz dhe Presidentin francez Makron” , ka thënë Lajçak në një intervistë për “The Pavlovic Today”.

“Ata e kanë dëgjuar mjaft qartë se çka pritet, çka Bashkimi Evropian pret prej tyre , dhe, po ashtu, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, sepse SHBA-ja përkrah shumë fuqishëm këtë propozim”, thotë emisari special.

Lajçak, i pyetur nëse Asociacioni i komunave me shumicë serbe do të jetë në agjendën e takimit të së hënës, ka thënë:

“Çka do të jetë në agjendë është propozimi. Dhe, propozimi përmban nivelin e përshtatshëm të vetëmenaxhimit për komunitetin serb në Kosovë. Dhe, gjëra të tjera”, ka thënë ai.

Tags: Albin KurtiAleksander Vucic
ShareTweetShare
Previous Post

Komandanti i KFOR-it: FSK-ja s’mund të shkojë në veri pa miratimin tonë, Njësia Speciale po

Next Post

Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Prizren, dërgohet me urgjencë në QKUK

Next Post
Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Prizren, dërgohet me urgjencë në QKUK

Lëndohet një person në vendin e tij të punës në Prizren, dërgohet me urgjencë në QKUK

Lajmet e fundit

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

21/05/2025
“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

“Alarm, krejt vëmendja në Hagë”, thotë Behrami pasi iu refuzuan kërkesat për lirim të përkohshëm Veselit, Krasniqit dhe Selimit

21/05/2025
Rrahu një burrë në karnaval, kosovari dënohet me burg dhe dëbim nga Zvicra

Zvicra siguron, mbështet Kosovën për anëtarësim në Bashkimin Europian

21/05/2025
Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

Keller-Sutte, Osmanit: U pa nga pjesëmarrja e diasporës suaj se të duan

21/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shendetesi
  • Shëndetësi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

FC Ballkani shpallet kampion në Superligën U-21

21/05/2025
Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

Enver Hasani ushqen tre këlyshë, i lut banorët e Mitrovicës që të përkujdesen për ta

21/05/2025
“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

“Aleancë raketore”: Kanadaja do t’i bashkohet SHBA-së në projektin e “Mburojës së Artë”

21/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.