Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun, Miroslav Lajçak, dje në Bratisllavë ka zhvilluar takim me eurodeputetin sllovak dhe raportuesin për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilçik, përcjell Gazeta Papirus.
Emisari i BE-së tha se me eurodeputetin Bilçik kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi, të zhvilluar me 18 mars në Ohër.
Kujtojmë se ky takim zgjati për më shumë se 12 orë, pas të cilit Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti deklaroi se Kosova është e gatshme t`i përmbahet marrëveshjes së arritur, për implementimin e aneksit të draftit franko-gjerman.
Postimi i plotë i tij:
“Ne folëm për zhvillimet e fundit në dialog dhe detajet e marrëveshjes së fundit, si dhe për punën e Parlamentit të BE-së”.