I dërguari Special i BE-së për dialogun Kosovë–Serbi, Mirosllav Lajçak, ka falënderuar ministrin e Punëve të Jashtme të Greqisë, Nikos Dendias, për interesimin e treguar për Ballkanin Perëndimor dhe mbështetjen e përpjekjeve të bashkuara të BE-së në rajonin Ballkanik.
Lajçak dhe Dendias u takuan dje, ku folën për progresin e dialogut Kosovë-Serbi dhe perspektivën evropiane.
Greqia së fundmi mbështeti anëtarësimin e Kosovës në Këshillin e Evropës, duke abstenuar gjatë votimit.
Shteti helen po ashtu ka mbështetur gjithnjë përpjekjet e BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, duke bërë thirrje që palët t’i afrohen marrëveshjes përfundimtare.
During a meeting held earlier today at @GreeceMFA, I discussed with #EUSR @MiroslavLajcak the progress of the Belgrade-Pristina Dialogue & #WesternBalkans EU perspective. pic.twitter.com/QB6I98ISCU
— Nikos Dendias (@NikosDendias) April 27, 2023