I dërguari evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak është takuar në Neë York me sekretarin e përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres.
Sipas një njoftimit të Lajçakut në X, ai me Guterres ka folur për Ballkanin Perëndimor.
“Një nder i madh të takohem me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres. Më pëlqeu biseda jonë për Ballkanin Perëndimor dhe zgjerimin e BE-së dhe vlerësoj njohuritë dhe vlerësimet e tij”, shkroi emisari evropian.