Emisari Special i BE’së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajcak ka mirëpritur sot në Bruksel kryediplomatin serb, Ivica Daçiq.
Lajcak përmes një cicërime në Twitter ka njoftuar se kanë diskutuar për dialogun Kosovë-Serbi.
Mirëprita sot në Bruksel ministrin e Jashtëm serb, Ivica Daçiq. Kemi shkëmbyer mendime rreth Dialogut për normalizimin e marrëdhënieve në kuadër të aspiratave të Serbisë për në BE”, shkroi Lajcak.