Përfaqësuesi special i BE-së për dialogun Kosovë – Serbi, Miroslav Lajçak, ka takuar kryeministrin e vendit, Albin Kurtin, me të cilin folën për takimin që do të mbahet më 2 maj.
Lajçak tha se takimi i 2 majit do të jetë hap i rëndësishëm, teksa kërkoi që të shmangen veprimet destruktive.
“Në Forumin e Dephit takova kryeministrin Albin Kurti, theksova rëndësinë e takimit të dialogut më 2 maj. Do të jetë hap i rëndësishëm përpara dhe është e rëndësishme të shmangët çdo veprim që mund të përkeqësojë atmosferën”, shkroi Lajçak në Twitter.
At #delphiforum in my meeting with PM @albinkurti, I stressed the importance of the Dialogue meeting on 2 May. It will be a crucial step forward and it’s important to avoid any actions that could worsen the atmosphere. pic.twitter.com/0H95cFjqPF
— Miroslav Lajčák (@MiroslavLajcak) April 28, 2023