Mirosllav Lajçak, ka thënë se Kosova është palë e barabratë në dialogun me Serbinë. Por ai ka thënë se të dyja palët kanë dhënë disa zotime për të cilat duhet t’i përmbushin.
“Cështjet që kanë të bëjnë me Asociacionin, është vazhdimisht e pranishme në diskutimet tona. Po ju jap këndvështrimin tim, Kosova është palë e barabartë në dialog, Kosova ka 50 për qind të të drejtës së fjalës që nënkupton se asgjë nuk i imponohet Kosovës.
Dëgjoj shpesh që nuk duam Republikë Serbe në Kosovë, besoj se e kemi bërë të qartë se askush nuk dëshiron Republikë serbe në Kosovë.
Po e themi në Prishtinë dhe Beorgad, si Kosovë keni bërë shumë zotime, keni zbatuar shumë prej tyre por është një listë që duhet të bëni, Asociacioni është një prej tyre.
Pse të most hemi cka duam e cka nuk duam.
Nëse duam të përfundojmë ekzistimin e strukturave paralele, nëse duam sundim të ligjit në veri e gjithë kjo mund të bëhet në kuadër të sistemin kushtetues të Kosovës.
Mos u frikësoni nga dicka që nuk ekziston”, ka thënë Lajçak.