I dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, ka arritur në Kosovë.
Pamjet e prezencës së tij në vend, përmes videos dhe fotografisë, janë publikuar nga gazetari Venhar Isufi.
Gjatë ditës, Klisman Kadiu, këshilltar për media i zëvendëskryeministrit, Besnik Bislimi ka bërë të ditur se Bislimi dhe Lajçak do të ulen sonte së bashku në një darkë pune.
Ndërkohë, zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu, ka deklaruar se Lajçak nuk ka përcaktuar takim me kryeministrin Albin Kurti.