Emisari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka deklaruar pas dështimit të takimit inaugurues të Komisionit të Përbashkët për të pagjeturit.
Përmes një postimi në platformën “X”, ai ka theksuar se Kosova kishte paraqitur prioritetet e saj, ndërsa Serbia refuzoi të marrë pjesë për shkak të “zhvillimeve në Kosovë”.
“Sot synuam të mbajmë mbledhjen e parë të Komisionit të Përbashkët për Persona të Zhdukur në nivel deputetësh. Jam takuar veçmas me të dyja palët. Kosova prezantoi prioritetet e saj, ndërsa Serbia ka njoftuar për mospjesëmarrje në një takim të përbashkët për shkak të zhvillimeve në Kosovë”, ka shkruar Lajçak.