Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, është takuar sot me këshilltarin e Kancelarit gjerman Olaf Scholz, Jens Plotner.
Lajçak ka pasur takim edhe Ministrinë e Punëve të Jashtme të Gjermanisë. Si temë kryesore ka qenë takimi i nivelit të lartë në mes Kosovës dhe Serbisë, ku më 14 shtator në Bruksel do të takohen kryeministri i Kosovës, Albin Kurti me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq.
Takimin e 14 shtatorit, Lajçak e ka cilësuar si rrugë drejt normalizimit të marrëdhënieve në mes Kosovës dhe Serbisë.
Pata diskutime të rëndësishme në Kancelarinë dhe @GermanyDiplo sot për situatën aktuale në Dialog dhe rrugën përpara përpara takimit të javës së ardhshme. Të fokusuar në nevojën për progres në zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën drejt Normalizimit. Faleminderit për mbështetjen e fortë ”, ka shkruar Lajçak në Twitter.