Gjenerali i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Lahi Brahimaj ka folur për vizitën që në kohë të luftës e ka pasur në odën e familjes Jashari.
Brahimaj, në emisionin “N’Konak”, ka thënë se aty është takuar me komandantin legjandar Adem Jashari dhe me Hamëz e Shaban Jasharin, shkruan Gazeta inFokus.
“Vizita te familja Jashari ose takimi nuk ka qenë as i rastësishëm e as spontal, dmth kemi dëgju shumë nevoja të kordinimeve të njësive, aty, por e veçantë e asaj ka qenë për mu plaku, Shaban Jashari. Ndoshta për dikë është Hamza për dikë është Ademi, por një burrë plak aq i arsimuar në atë kohë, një burrë plak, i cili ishte aq i kujdesshëm ndaj neve të rinjëve kryesisht ne që ishim të regjioneve më larg. Në atë ndejë ka qenë edhe Rexhep Selimi e Mujë Krasniqi, po trajtimin e musafirit Shabani ma ka dhënë mu sepse isha më jabangji. Do të thotë Ademi ka qenë për mu pak më i tërhequr ose me më pak fjalë, kurse Hamza ka qenë një orator i mirë, bashkëbisedues i mirë, i interesuar çka kemi ne nëpër Dukagjin sa jemi, a jemi në gjendje më shumë apo më pak me rezistu, kur qysh, kryesisht tema të bashkëpunimit”, ka thënë ai.
Gjithashtu, Brahimaj ka treguar se atë ditë së bashku me Jasharët kanë dalur edhe në mal për të kontrolluar armët.
“Kemi dal i kemi provu do armë që na i kemi të reja, jemi konsultu pse kjo bon e kjo nuk bon, kemi dal ata e quanin poligon njëfar mali, mbi shtëpitë e bacit Shaban, mes fabrikës së municioneve njëfar mali i tyre i kemi provu do antipluma që i kemi pasur sa janë të rezistueshëm ndaj cilës armë e kështu, do të thotë ka qenë njfar bashkëorganizimi, bashkëkordinimi, njëfar njoftësie, besa edhe me fitu besimin e njëri-tjetrit”, ka deklaruar ai