Laçit i mjafton nga një gol për pjesë për të marrë tre pikët në transfertën e Ballshit.
Bardhezinjtë u rikthyen tek fitorja pas barazimit të javës së shkuar duke fituar 0-2 ndaj Bylisit e duke “prekur” Europën.
Kurbinasit regjistruan të katërtën ndeshje pa humbje në Superiore dhe tashmë arrijnë në kuotën e 43 pikëve, duke barazuar përkohësisht Egnatian e vendit të tretë.
Në stadiumin “Adush Muça” nuk munguan rastet, me Bylisin që ishte më kërkues dhe ngacmonte më tepër në portën e Laçit, megjithatë kurbinasit u mbrojtën mirë, duke shmangur disa herë rrezikun .