Nuk janë të rralla rastet kur zyrtarët policorë ballafaqohen me kanosje serioze, që eskalojnë në sulme fizike, duke ua vështirësuar punën e kërcënuar jetën. Sinjali pak më parë raportoi për një rast të tillë në Mitrovicë, ku u arrestua një person ka tentuar ta sulmoi Policinë, gjatë zbatimit të një urdhri të Gjykatës, transmeton Gazeta Papirus.
Rasti ka ndodhur dje, rreth orës 14:00, në rrugën “UÇK”, kur Policia ishte në terren për të zbatuar urdhrin zyrtar ndaj të dyshuarit.
Gazeta Sinjali mëson ekskluzivisht se i dyshuari lidhur me rastin është A.Xh, rreth 22-vjeçar.
Përgjatë kësaj kohe, ka penguar me dhunë zyrtarët policorë, në përpjekje për të shmangur arrestimin.
Fillimisht, ai ka ofenduar njërin nga zyrtarët, ka tentuar ta sulmojë dhe më pas ka provuar të ikë. Por, nuk ka arritur të largohet, pasi është ndalur nga pjesëtarët e tjerë të Njësisë që ishin në vendngjarje.
Lidhur me rastin, Prokurori ka urdhëruar që të iniciohet rasti për “Pengim të personit zyrtar në kryerjen e detyrave zyrtare”.
Ndërkohë, gjatë verifikimeve zyrtare, është konstatuar se ndaj tij ekzistonte edhe një urdhër arresti aktiv, dhe me vendim të gjykatës është dërguar në burg për vuajtjen e një dënimi prej 3 vitesh.
Në mesin e të tjerash, i dyshuari është i njohur për autoritetet policore, pasi në korrik të vitit të kaluar ishte një nga dy personat e dyshuar për tentim vrasje dhe ishte në kërkim nga Policia.