GAZETA PAPIRUS
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete
No Result
View All Result
GAZETA PAPIRUS
No Result
View All Result
Home Lajme

Ky Liberator – Thaçi ose tregimi për popullaritetin e pashuar

13/03/2025
në Lajme, Opinione
Koha e leximit:4 mins read
Ky Liberator – Thaçi ose tregimi për popullaritetin e pashuar
Share on FacebookShare on Twitter

Mbiemërzim më të madh sesa ai që i kishte bërë ish-presidenti Joe Biden pak vetë mund ta marrin në të gjallë. Drejtuesi i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe politikani që bashkërrugëtoi me Kosovën prej pavarësisë e deri te afirmimi i saj ndërkombëtar, ishte barabitur me George Washingtonin për rrethanat kosovare. Sado vizita e sotme ishte nën kufizimet e rënda të Hagës, me përcjellje të rreptë policësh nga Holanda, Thaçi, ashtu siç pritej, e trazoi moçalin politik në vend. Kjo vizitë e shkurtër, tepër e shkurtër, ishte një letër litmusi për popullaritetin e tij të pashuar në Kosovë.

Col Mehmeti

Vizita e sotshme e ish-presidentit, Hashim Thaçi ishte një rast për të mbajtur shënime e krahasime.

Ndonëse kthimi dhe lirimi i tij nga Haga është i mezipritur, prania e tij u duk sfiduese për një dorë arsyesh.

Prej fundvitit 2020, vendi është mangut nga politikani që me praninë e vet ipso facto e baraspeshonte dhe dinamizonte peizazhin politik.

Për katër vite radhazi, mbështetja masive për Vetëvendosjen dhe Kurtin ka qenë praktikisht e pamjaftueshme për t’i bërë karshillëk trashëgimisë politike të ish-presidentit dhe kryeministrit të Kosovës nga viti 2007 deri më 2014.

Përveç sfondit të shënueshëm si fytyra më e shqueshme e përpjekjeve për çlirim dhe shtetësi – që kulmoi me shpalljen e Pavarësisë së Kosovës – Thaçi mbetet i vetmi politikan shqiptar në Ballkan për të cilin dyert ishin të hapura kurdoherë në Shtëpinë e Bardhë dhe në kryeqytetet e vendeve më të fuqishme perëndimore.

“Hashim Thaçi është George Washingtoni i Kosovës”, ishte mbiemërzimi më i lartë që iu bë atij nga ish-presidenti amerikan, Joe Biden.

“Udhëtimi i Thaçit është udhëtimi i Kosovës”, kishte vlerësuar për të senatori republikan, Bob Dole.

Ish-sekretarja amerikane e Shtetit, Madeleine Albright e kishte përsëritur sa e sa herë vlerësimin e saj që nga Konferenca e Rambujesë se “Thaçi është lindur si politikan. Ballafaqimet e tij gjatë dhe pas luftës e kanë fuqizuar mendimin tim se ai ka zotësi politike”.

Me të njëjtat grada edhe ambasadori Wolfgang Petrisch e kishte vlerësuar udhëheqësin e luftës dhe të paqes në Kosovë.

Sipas tij, “Hashim Thaçi shkroi një kapitull të rëndësishëm në historinë moderne evropiane nëpërmjet dy ngjarjeve kryesore: duke i prirë Kosovës drejt shpalljes së mëvetësisë dhe, pesë vjet më vonë, me marrëveshjen historike mes Serbisë dhe Kosovës për t’i normalizuar marrëdhëniet mes dy fqinjve”.

Një test për popullaritetin e Thaçit

Një turmë jo e vogël që sot kishte zënë vend në hapësirat rrotull Klinikës Interne, në QKUK, mund të jetë një letër litmusi për popullaritetin e tij asnjëherë të shuar në Kosovë.

Në shtatë vitet e tij të qëndrimit aktiv në politikë si kryeministër e politikan që nuk i bënte syri tërr përballë sprovave e përgjegjësive politike, kurba e popullaritetit të tij, së paku në vota, njohu një rrokaqiellëzim.

Simbas të dhënave të arkivuara të KQZ-së, Thaçi më 2007 ishte votuar nga 105,378 qytetarë të Republikës.

Zgjedhjet e radhës, ato më 2010, e kishin përfuqizuar atë duke qenë i votuar prej 160,850 qytetarëve.

Zgjedhjet e 2014-s, që shënojnë edhe fillimin e tërheqjes së tij nga politika, shënuan kulmin e popullaritetit të tij duke marrë 166,422 vota.

Nami i tij si politikan që bënte për vete mendjet dhe zemrat e njerëzve në Kosovë është dëshmuar edhe nga matje të tjera.

I dritësuar në nëntor të vitit 2018, një hulumtim i kryer prej ‘Kantar TNS’ kishte dhënë një tablo fort interesante të peshës së Thaçit si politikan për pjesën më të madhe të periudhës së pasluftës.

Duke e zhbiruar trendin e opinionit të popullatës për harkun kohor 2003-2018, Thaçi e kishte mbërritur zenithin e mbështetjes në periudhën shkurt-gusht të vitit 2006, duke qenë i mbështetur prej mbi 90 për qind të njerëzve në vend.

Ndonëse me pak rënie, popullariteti i tij vazhdoi të ishte 80 për qind edhe në shkurt të vitit 2007.

Kjo rritje ishte shtuar gjer në 85 për qind në periudhën qershor-nëntor 2008.

Pranueshmëria e Thaçit ishte relativisht e mirë edhe përtej Kosovës, gjithandej botës shqiptare.

Fjala vjen, sipas gjetjeve të barometrit për pëlqyeshmërinë e politikanëve të Kosovës në Republikën e Shqipërisë, Thaçi doli se pëlqehet nga 59,2 për qind e bashkëkombasve tanë.

Tags: Col MehmetiHAshim Thaçi
ShareTweetShare
Previous Post

Cilat janë kompanitë e licencuara për tregtim të rrymës në Kosovë

Next Post

Një çast i paharruar: Mjeku i QKUK-së përlotet pas takimit me Thaçin

Next Post
Një çast i paharruar: Mjeku i QKUK-së përlotet pas takimit me Thaçin

Një çast i paharruar: Mjeku i QKUK-së përlotet pas takimit me Thaçin

Lajmet e fundit

Basha: Haxhiu përsëri kandidate

Basha: Haxhiu përsëri kandidate

09/05/2025
Peci për një takim të mundshëm nga Osmani: Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e saj

Peci për një takim të mundshëm nga Osmani: Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e saj

09/05/2025
Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

09/05/2025
OEK i kërkon ZRRE-së pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

OEK i kërkon ZRRE-së pezullimin e vendimit, kundërshtohet tregu i lirë energjetik

09/05/2025
Hetohet vdekja e një gruaje në Mitrovicë

Hetohet vdekja e një gruaje në Mitrovicë

09/05/2025
Papa Leo kremton Meshën e parë pas zgjedhjes historike si pasardhës i Françeskut

Papa Leo kremton Meshën e parë pas zgjedhjes historike si pasardhës i Françeskut

09/05/2025
Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj! Per vetem 21 euro ne muaj!

Lajme në kohë reale dhe të sakta!

Email: info@gazetapapirus.com

Kontakti: +383 48 787 979

 

Kategoritë

  • Arsim
  • Ballina
  • Botë
  • Drejtësi
  • Ekonomi
  • Ekskluzive
  • Horoskopi
  • Kosovë
  • Kronika e zezë
  • Kulturë
  • Kuriozitete
  • Lajme
  • Opinione
  • Rajoni
  • Shëndetësi
  • Shendetesi
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Siguri
  • Sport
  • Teknologji
Basha: Haxhiu përsëri kandidate

Basha: Haxhiu përsëri kandidate

09/05/2025
Peci për një takim të mundshëm nga Osmani: Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e saj

Peci për një takim të mundshëm nga Osmani: Përveç ftesës është shumë e rëndësishme edhe përmbajtja e saj

09/05/2025
Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

Tre muaj nga zgjedhjet, Kuvendi ende i pakonstituuar

09/05/2025
  • Per Ne
  • Termet dhe kushtet
  • Kontakt

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • Lajme
  • Kosovë
  • Shqipëri
  • Ekonomi
  • Sport
  • Showbiz
  • Shendetesi
  • Kuriozitete

© 2021 Gazeta Papirus - Portal i pavarur informativ!.