Një punonjës sigurimi është gjetur pa shenja jete në vendin e tij të punës në rrugën “Tranziti i Ri” në Prizren.
Me të marrë informacionin, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitet policore të cilët kanë ndërmarrë të gjitha procedurat e nevojshme në lidhje me rastin.
Sinjali raporton se viktima e këtij rasti është Durmish Murati.
Me vendim të prokurorit, trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion.
Ndërkaq, rasti është inicuar si “Hetim i vdekjes”.