Një pjesëtar i Policisë së Kosovës është sulmuar mëngjesin e sotëm ku po udhëtonte për në Gjermani, derisa ka qenë në zonën kufitare të Serbisë ka pasur probleme me Policinë kufitare të Serbisë.
Polici nga Podujeva është Abdullah Zeqiri i cili nuk ka qenë në detyrë zyrtare gjatë këtij incidenti.
Abdullah Zeqiri, më herët ka qenë pjesë e njësisë speciale operative, derisa tash është pjesë e njësisë e reagimit të shpejtë në Policinë kufitare në Veri.
Zeqiri në të kaluarën ka qenë poashtu edhe pjesëtar i UÇK-së.