Imami i xhamisë në fshatin Kizharekë të Drenasit ka raportuar në polici se persona të panjohur kanë hyrë në xhami dhe kanë vjedhur arkën e bamirësisë që kishte 500 euro.
IndeksOnline ka siguruar videot ku shihet se si një person i panjohur ka arritur të hynte brenda xhamisë ku edhe ka vjedhur paratë e sadakasë.
Objekti i xhamisë është i pajisur me kamera, ku edhe ka filmuar gjithçka.
Imami i xhamisë mes të tjerash ka theksuar se vlera e dëmit të derës arrin rreth 970 euro.
Në raportin 24 orësh të policisë nuk raportohet për të arrestuar teksa rasti është duke u hetuar.