Mëngjesin e sotëm ka humbur jetën një person në Bjeshkët e Irzniqit.
Për shkak të terrenit të vështirë policia dhe ambulanca nuk kanë arritur deri te vendi i ngjarjes derisa janë angazhuar edhe njësitë tjera të kërkim shpëtimit për të transportuar trupin e viktimës.
Mësohet se viktima është Dukagjin Begolli nga Peja.
Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se mjekët kanë konstatuar se tashmë i ndjeri ka pësuar infarkt.