Milan Kostiq, është personi i cili ka sulmuar sot deputetin e Kuvendit të Kosovës, njëherësh kryetarin e partisë serbe SLS, Slobodan Petroviq.
Kostiq mbante pozitën e këshilltarit të ish-ministrit të Bujqësisë,Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural të Kosovës, Nenad Rikallo.
Nga profili i Facebook-ut të Milan Kostiqit, vërehet se ai është një përkrahës i Milan Radoiçiq, personit i cili është i akuzuar për vrasjen e Olover Ivanoviqit, e që aktualisht është në kërkim të organeve të sigurisë.
Kujtojmë se Slobodan Petroviq, është anatemuar shumë herë nga presidenti i Serbisë Aleksandër Vuçiq dhe Lista Serbe.
Ndërsa deputeti Slobodan Petroviq ka thirrur sot konferencë për media në orën 12:00, ku pritet që të flasë në lidhje me këtë sulm.