Pasditja e sotme ishte e kobshme për qytetarët nga Klina pasi pati të shtëna me armë zjarri në një lokal ku mbeti i plagosur një person
Burimet e Sinjalit nga Emergjenca bëjnë të ditur se viktima është Anton Prela.
Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë në Pejë, Fadil Gashi, i cili bëri të ditur se i plagosuri është dërguar në QKMF-në e Klinës.
Gashi gjithashtu bëri të ditur se i dyshuari është arratisur dhe se policia është në kërkim të tij.