Një person ka vdekur dhe dy janë lënduar si pasojë e një aksidenti në Jagodë të Klinës, ku treni ka goditur një veturë.
Viktima është 68 vjecari, Nikë Palushaj. Aksidenti ka ndodhur në fshatin Jagot të Klinës, transmeton Gazeta Papirus.
Aksidentin me fatalitet e konfirmoi edhe zëdhënësi i policisë për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.
“Ngjarja ka ndodhur rreth orës 12:25. Në vendin e ngjarjes kanë dalur ekipet emergjente dhe zjarrfikësit. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar mjeku në vendin e ngjarjes. Dy të lënduarit janë dërguar për trajtim në Emergjencën e Spitalit Rajonal në Pejë”, tha ai për media.