Pak më herët u raportua se një zyrtar i KEDS-it është sulmuar gjatë ditës së djeshme nga një qytetar, derisa ishte në vendin e tij të punës në komunën e Vitisë.
Sinjali mëson se personi në fjalë është 37-vjeçari Ridvan Rashiti.
Ai dyshohet se e ka sulmuar viktimën në vendin e tij të punës duke i shkakuar lëndime trupore.
Motivi i sulmit nga qytetari ende nuk dihet, por që hetimet për rastin kanë filluar, pasi zyrtari i KEDS-it vendosi ta raportojë rastin në Polici.
Si rezultat i denoncimit, një njësi policore intervenoi duke shoqëruar në stacion policor të dyshuarin, ndërsa viktima është dërguar në emergjencën e Vitisë për t’iu ofruar ndihma mjekësore.